|
Në vazhdim të logjikës së një postimi të mëparshëm mbi mënyrën se si duhen paguar punonjësit, po shkruaj diçka në lidhje me faktin nëse paga e punonjësve të ndryshëm duhet të jetë publike apo jo. Vitet e fundit ka pasur debate të mëdha mbi efiçencën dhe ligjshmërinë e rregullave konfidenciale të pagesës së punonjësve. Këto rregulla miratohen nga menaxherët dhe sipas tyre, punonjësit nuk duhet të flasin me të tjerët për pagën e tyre. Rreth një e treta e punëmarrësve amerikanë kanë rregulla të tilla, edhe pse sipas ligjeve federale ato duken të jenë përgjithësisht të jashtëligjshme.
|