Cilat barna duhet t’i merrni me vete nese udhetoni?

Në rrugë shpesh ndodhin situata të paparashikuara. Për këte arsye, para se të niseni në pushime, në valixhen tuaj duhet të keni edhe një mini barnatore.

Më me rëndësi është të merrni me vete barërat që i përdorni cdo ditë nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike. Përvec këtyre, duhet të merrni preparate dhe material për ndihmën e parë tek lëndimet si dhe barnat që ju ndihmojnë kundër dhimbjeve, problemeve me bark, ftohjet, alergjitë dhe djegjet nga dielli.

Menjëherë pasi të arrini në vendin e duhur, të gjitha barnat duhet ti vendosen në vend të ftohtë, sa më larg diellit.

“Nëse udhëtoni jashtë shtetit, më së miri është barërat ti merrni me vete, pasi nëse ndodh që të bleni atje, këshilluesi se si ato të përdoren zakonisht janë gjithmonë në gjuhë të huaj.
Nëse gjatë udhëtimin shpesh keni të vjella, nuk preferohen ushqime të rënda, dhe gjysmë ore duhet të pini nga një tabletë që janë kundër vjelljes. Tani ekzistojnë edhe çaje të ndryshme që kanë po të njëjtin e efekt.” thotë për presheva.com dr Bejtulla Ajeti, mjek i praksës së përgjithshme.

Ndërrimi i ambientit dhe ndryshimi i ushqimit sjell deri tek probleme në bark, andaj duhet të keni me veti edhe preparate probiotike që rregullojnë florën e zorrëve.

Nëse ndodh që të keni jashtëqitje, përvec barnave, do të ju ndihmojë edhe molla apo përzierja e cajit indian me atë menta, gjithashtu duke konsumaur edhe lëngje në sasi, si ujë apo lëng pemësh.

“Ndër barnat me rëndësi janë edhe ato kundër dhimbjeve, temperaturës dhe ndezjes. Ato mund të jenë në bazë të paracetamolit, acidit acetisalicilik apo ibuprofenit.
Nëse keni kafshime nga insektet, që mund të manifesohet me skuqje, kruarje po edhe deri tek reaksionet alergjike. Do të ju ndihmojë edhe mast hidrokortizonik 2.5%, të cilën duhet ta vendosni në vendin e kafshimit. Mund të vendosni edhe pecete me ujë të ftohtë. Në raste të alergjisë, duhet të pini edhe tableta antihistaminim, të shoqëruara me tableta të kalciumit dhe vitamin C.” këshillon dr Bejtullahu.

Me vete gjithashtu duhet të merrni lidhëse, gazë sterile, fllastera dhe spray antibakterial, kremë kundër djegjes, pinceta, gërshërë dhe aparat që mat temperaturën.

Nëse lëndoheni ose preheni, plagët e vogla patjetër duhet ti desinfektoni me alkool ose me hidrogjen 3%.

Bronze Pytur në June 4, 2017 në Udhëtime.
Komentoni
0 Përgjigje

Përgjigja juaj

Duke postuar përgjigjen tuaj, ju jeni dakord me privacy policy dhe terms of service.