Cka eshte acidi

Acidi është komponim kimik, zakonisht i lëngshëm, me shije të thartë e veti gërryese, që përmban hidrogjen dhe që në reaksion me metalet jep kripëra. Varësisht nga bashkimi kimik dallohen edhe acidet, ndër më të njohurit janë Acidi sulfurik, Acidi yndyror apo Acidi organikë.

Acidet që në përbërjen e tyre kanë atome të oksigjenit quhen acide oksigjenike, kurse ato që nuk kanë atome të oksigjenit quhen acide jooksigjenike.

Emërtimi i acideve jooksigjnike bëhet ashtu që emrit të jometalit që e krijon acidin i shtohet prapashtesa “hidrik”. Për shembull :

HCL – acidi klorhidrik

HJ – acidi jodhidrik

Emërtimi i acideve oksigjenike bëhet në këtë mënyrë :

-emërtimi i acidit kryesor (themelor) bëhet ashtu që emrit të elementit që e krijon acidin i shtohet prapashtesa “ik”.

Acidet marrin pjesë në përbërjen e organizmit të njeriut, burimi kryesor i tyre janë proteinat ushqimore, të cilat përmbajnë grupe sulfate dhe fosfate, prej të cilave me proceset metabolike krijohen acidet H2SO4 dhe H3PO4. Ngarkesa ditore e organizmit me acidet e krijuara në këtë mënyrë është 150 mEq / L.[1]

Ndotja nga Acidet

Acidet janë ndotës të mëdhenj të ambienteve. Ato kërkojnë një kujdes të madh nga qeveritaret sepse pasojat vërtet nuk i ndjejmë tani, por në të ardhmen ato janë të pashmangshme.

Silver Pytur në February 18, 2017 në Shkencë.
Komentoni
0 Përgjigje

Përgjigja juaj

Duke postuar përgjigjen tuaj, ju jeni dakord me privacy policy dhe terms of service.