Cka eshte Biokimia

Biokimia (greq. βιοχημεία, viohimia = kimia e jetës) është studimi i proceseve kimike dhe shndërrimeve që ndodhin tek organizmat e gjalla. Ajo merret me studimin e përbërësve qelizorë, si p.sh. proteinat, karbohidratet, yndyrat, acidet nukleike, dhe molekulave tjera kimike. Biokimia synon tu përgjigjet shumë pyetjeve duke përdorur metoda të zhvilluara nga kimia sintetike.

Historia e biokimisë

Dikur besohej se jeta nuk ishte një subjekt i ligjeve të shkencës. Mendohej se vetëm gjallesat mund të prodhonin molekulat e jetës. Por në vitin 1828 Fridrich Wohler publikoi një punim rreth lëndëve kimike, duke provuar se pjesët përbërëse të organizmave të gjalla mund të krijohen edhe në mënyrë artificiale.

Karbohidratet

Karbohidratet (lat. carbo-karbon, hydrat-ujë) janë komponime organike që gjenden te të gjitha gjallesat por më së shumti tek bimët. Sipas përbërjes kimike ato ndahen në aldoze dhe ketoze. Karbohidratet me shije të ëmbël quhen sheqerna të cilët për nga struktura ndahen në monosakaride, disakaride dhe polisakaride.

Proteinat

Proteinat janë lëndë organike, janë makro molekula të cilat kryesisht përbëhen nga elementet e karbonit, hidrogjenit, oksigjenit, azoti si dhe rrallë herë edhe prej sulfurit. Proteinat janë baza kryesore të qelizave. Ato jo vetëm që i japin qelizave një strukturë, por janë edhe makina molekulare, ku bëjnë transportimin e materieve, pompojnë jonet, i kanalizojnë reaksionet kimike si dhe i njohin materiet sinjalizues.

Proteinat janë molekula te cilat janë te ndërtuara prej makro molekulave te azotuara. Pra,ne ndërtimin e molekulës proteinike marrin pjese mbi 100 molekula te aminoacideve.(200-300 aa.de). Proteinat ndahen ne 3 grupe: 1. Proteinat e thjeshta,          2. Proteinat e denatyruara dhe 3. Proteinat e përbëra. Proteinat e thjeshta-molekula e proteinës se thjeshte është e ndërtuar prej një numri te vogël te aminoacideve,te cilat pas hidrolizës se molekulës thjeshte proteinike fitohen vetëm aminoacidet. Ne ndërtimin e molekulës se thjeshte bëjnë pjese: protaminat,histonet,glutelinat,globulinat,albuminat,prolaminat,proteinat kontraktile dhe skleroproteinat. Proteinat e denatyruara-ketu bëjnë pjese:acid albuminat,alkali albuminat, albumozat dhe peptonët. Proteinat e përbëra-janë te ndërtuara prej proteinës se thjeshte dhe ndonjë grupi kimik specifik me natyre proteinik, i cili quhet grup protetik. Proteina e thjeshte+grupi protetik=Proteina e përbëre.

Yndyrat

Yndyra është një lëndë ushqyese që përmban më shumë energji, në 100 gramë yndyrë ka dyfish më shumë energji se sa në 100 gramë karbohidrate. Do me thënë që njerëzit duhet të bëjnë kujdes që të mos të hanë shumë yndyra, sepse njeriu absorbon shumë energji shpejt dhe prandaj rrezikon të bëhet i trashë. Mund të jetë e vështirë për të parë sa yndyrë ka në një ushqim – vetëm kur ka gjalpë, vaj ose margarinë, që janë pothuajse yndyrna të pastra. Prandaj mund të flitet për dhjamë të fshehur , që është ai dhjam që nuk mund të shihet direkt me sy (për shembull është e vështirë të shikohet se sa dhjam ka në djath që mund të përmbaj nga 10% deri në 80% yndyrë). Prandaj është mirë që të lexohet përbërja sa yndyrë ka në produktin ushqyes përkatës

Silver Pytur në February 18, 2017 në Shkencë.
Komentoni
0 Përgjigje

Përgjigja juaj

Duke postuar përgjigjen tuaj, ju jeni dakord me privacy policy dhe terms of service.