Projekti i trajnimeve dhe praktikës në KONTABILITET

Projekti i trajnimeve dhe praktikës në KONTABILITET, fillon më 17 Tetor 2017. Mbahet në qytetet: Prishtinë, Gjilan dhe Pejë. Aplikoni online përmes këtij formulari: https://goo.gl/forms/vqUEVvW8Pa4dROmv1

Gjatë këtij projekti do të përfshihet planprogrami:
• Kontabiliteti financiar (me softuer dhe kontimi T)
• Pasqyrat financiare 
• Organizimi i shoqërive tregtare në Kosovë
• Deklarimi i tatimeve për TAP, TVSh dhe TAK
• Pjesa praktike në softuerin e kontabilitetit Pro-Data

Trajnimet mbahen dy herë javë (gjatë ditëve të javës), ose një grupet vetëm ditën e shtunë. Ju mund të zgjedhni njërin prej grupeve, sipas orarit të mëposhtëm në Prishtinë:
• 18:00 – 19:30 (e martë dhe e premte)
• 10:00 – 13:30 (vetëm ditën e shtunë)

Në qytetin Gjilanit dhe Pejës, trajnimi mbahet gjatë vetëm gjatë ditëve të shtuna në orarin:
• 10:00 – 13:30

Përgjatë trajnimit ofrohen falas:
• Dy programe në Excel të përshtatshëm për çdo biznes
• Dokumentet bazë për themelimin e një biznesi
• Konsulencë dhe këshilla tatimore nëse keni biznes privat apo pretendoni të hapni një biznes tuajin

Praktika realizohet përmes softuerit të kontabilitetit Pro-Data. Deklarimi i tatimeve kryhet përmes sistemit EDI, duke raportuar për Biznese Individuale, SHPK, Deklarimet vjetore (PD, CD), etj.

Ky trajnim zgjatë 8 javë dhe çmimi është 120 Euro. Mundësohet pagesa me dy këste: 60 Euro (javën e dytë) dhe 60 Euro në mes të trajnimit (javën e pestë). Në çmim janë të përfshira: literatura, çertifikatat e pjesëmarrjes, materialet që shpërndahen në orët e ushtrimeve, etj (pra, nuk ka asnjë pagesë tjetër shtesë).

Të gjithë vijuesit në trajnim do të pajisen në fund me çertifikatë të pjesëmarrjes.

Për informata shtesë dhe aplikim:
044 975 444 (Viber, WhatsApp)
049 758 759
www.fifo-ks.com

Projekti i trajnimeve dhe praktikës në KONTABILITET

Silver Pytur në October 9, 2017 në Financa.
Komentoni
0 Përgjigje

Përgjigja juaj

Duke postuar përgjigjen tuaj, ju jeni dakord me privacy policy dhe terms of service.