Strategji te reja marketingu per biznese sherbimesh

Bineset e shërbimeve janë ndër më të suksesshmet sot. Më poshtë do të gjeni disa fakte interesante lidhur me mënyrën se si mund të bëni strategjinë e marketingut të këtij lloj biznesi.

Strategjitë e marketingut ju ndihmojnë ju dhe biznesin tuaj të arrijë objektivat dhe të jetë sa më i suksesshëm duke u bazuar në disa pika: produkti (ose shërbimi), vendi, cmimi dhe promocionet. Ndërkohë që firmat e produkteve të ndryshme shesin gjëra të prekshme, firmat e shërbimit shesin një shërbim që në fakt është i paprekshëm, si për shembull “shërbime konsultimi.” Zakonisht ky tipar i bën shërbimet e marketimit më të vështira, por një strategji e marketingut mund ta bëjë më të lehtë procesin për ju.

Produkti

Produkti në strategjinë tuaj të marketingut përfshin një përshkrim të produktit ose të shërbimit që ofron firma juaj. Për kompanitë e shërbimeve, produkti është në thelb shërbimi që ofrojnë këto kompani. Kur bëni një strategji marktingu, listoni të gjitha tiparet dhe përfitimet që marrin konsumatorët nga biznesi juaj. Për shembull, nëse shisni një shërbim konsulimi për sigurimet, një tipar mund të jetë eksperienca në industrinë, ndërkohë që benefiti mund të jetë kursimi i madh që i ofroni klientëve tuaj. Gjithashtu në strategjinë tuaj të marketingut duhet të identifikoni se çfarë e bën kaq te veçante produktin ose shërbimin tuaj. Për shembull, nëse kompania juaj ka vlerësime më të larta për shërbimin që ofron se sa konkurentet tuaj, kjo mund te jetë një pikë e rëndësishme për t’u nënvizuar.

Çmimi

Një tjetër komponent i rëndesishëm për t’u përmendur në strategjinë tuaj të marketingut është mënyra se si i vendosni një çmim shërbimit që ofroni. Meqë ofruesit e shërbimeve nuk ofrojnë një produkt të prekshëm në këmbim të parave siç bëjnë firmat që hedhin në treg produkte, ky seksion mund të jetë paksa i ndryshëm për kompanitë e shërbimit. Për shembull, çmimi mund të vihet në bazë të shërbimit me orë ose në bazë të llojeve të shërbimit që jeni duke ofruar. Pavarësisht nga metoda e vendosjes së çmimit, shpjegoni se pse keni vendosur t’i vendosni çmimet tuaja në këtë mënyrë. Për shembull, nëse kërkoni 10 euro në orë dhe konkurentet tuaj kërkojnë 15 euro për një orë për të njejtin shërbim, flisni rreth qëllimit tuaj për të fituar klientë të rinj duke u bazuar në strategjinë e të njejtit shërbim por “me çmim të volitshëm” në këtë rast.

Vendi

Vendi lidhet me vendodhjen e biznesit tuaj ose me ambientin ku ju ofroni shërbimin tuaj. Për shembull, nëse ofroni një shërbim për përgatitjen e taksave, mund të takoheni me klientët tuaj në zyrën tuaj ose në shtëpitë e tyre, që do të thotë se duhet të përcaktoni një zonë në të cilën keni ndërmend të operoni. Përshkruani tregun në të cilin operon biznesi juaj. Më pas diskutoni rreth kanaleve që përdorni për të zbatuar shërbimin tuaj. Për shembull, mund të ofroni shërbime të konsulencës për shëndetin në mënyrë virtuale, ku ju konsultoheni me klientët tuaj online.

Promocionet

Promocioni lidhet me mënyrën se si e shpërndani fjalën që për shërbimet që ofroni dhe me mënyrën se si operoni për të bindur klientë të rinj që të blejnë shërbimet tuaja. Kompanitë e shërbimit mund të marketojnë veten e tyre në shumë mënyra të ndryshme. Nisni një fushatë postare për një grup të caktuar klientësh. Për shembull, nese jeni pronar i një biznesni konsulence shëndeti për nënat e reja, ju mund të merrni një listë me emrat e nënave të reja në zonën tuaj dhe t’u dërgoni postë lidhur me biznesin tuaj. Ose mund të marketoni biznesin tuaj online, nëpërmjet faqeve zyrtare ose edhe rrjeteve te mëdha sociale.

 

Silver Pytur në September 3, 2017 në Marketing.
Komentoni
0 Përgjigje

Përgjigja juaj

Duke postuar përgjigjen tuaj, ju jeni dakord me privacy policy dhe terms of service.