Vendosja ne biznes

Kapitulli –I-

1.RENDESIA DHE DOMOSDOSHMERIA E MENAXHERIT

Te gjitha organizatat, pa marre parasyshe nese jane te vogla apo  te medha,private apo publike,profitabile apo jo,pavaresisht edhe nga fusha ku veprojne,ne aktivitetin e tyre kane neovoje per tu menaxhuar.

Detyre primare e menaxhereve ne boten e biznesit eshte te pranojne rrezikun dhe te marrin vendime,ne nje mjedis dinamik, te veprojne si novatore ne prezentimin dhe futjen e produkteve apo sherbimeve te reja,te teknologjise etj.Gjithashtu te perdore forma adekuate per te perballuar konkurrencen dhe per te qene  me i suksesshem.

  1. Kuptimi i menaxhmentit

Ne kuptimin e plote, menaxhmentin si proces mund ta definojme si teresi aktivitetesh qe realizohen nepermes disa funksioneve,me qellim qe ne menyre efikase te siguroje, te shperndaje dhe te shfrytezoje potencialin njerezor dhe resurset fizike,per te arritur ndonje qellim.

Menaxhmenti konsiderohet si “arritje e qellimeve”,qe nenkupton gjithsesi kompleks te aktiviteteve te nderlikuara dhe te detajuara nga arritja e qellimeve, ndersa vendosja do te konsiderohet si mjet kryesor ne arritjen a atyre qellimeve.

–BAZAT E VENDOSJES AFARISTE

 Raporti ndermjet qeverisjes, udheheqjes, menaxhmentit dhe vendosjes

Qe te mund te merremi me vendosjen ne pergjithsi dhe me vendosjen afariste ne veqanti, eshte e nevojshme te percaktohen, respektivisht te sqarohen raportet ndermjet:

a)qeverisjes dhe vendosjes,     b)udheheqjes dhe vendosjes, dhe    c)menaxhmentit dhe vendosjes .  

Raporti ndermjet qeverisjes dhe vendosjes  

Raporti ndermjet qeverisjes dhe vendosjes me se miri do ta shqyrtojn me ane te perkufizimeve te ndryshme te vendosjes, te cilat perndryshe bazohen ne qeverisje.  Te gjitha perkufizimet e vendosjes ne raport me qeverisjen mund te klasifikohen ne dy grupe kryesore:  1.Ne perkufizimet, te cilat i japin nje grup i madh i autoreve, te cilat i barazojn nocionet e qeverisjes dhe vendosjes, dhe

  1. Ne perkufizimet e grupit te dyte te vogel te autoreve, te cilet mendojn se eshte i padrejt barazimi i nocioneve, siq jane qeverisja dhe vendosja. Teoricienti i njohur i organizimit, e ne veqanti i teorise se vendosjes, nobelisti H.A.Simon e perdor termin vendosje si sinonim per qeverisje.

Grupi tjeter i autoreve mendojn se eshte gabim barazimi i vendosjes me qeverisjen. Duke pasur parasysh tere ate qe e theksuam me larte, mendojm se eshte me e drejte te pranohet mendimi i atyre autoreve, te cilet e barazojn vendosjen me funkcionin e qeverisjes.

Raporti ndermjet udheheqjes dhe vendosjes 

Kur flitet mbi raportin ndermjet udheheqjes dhe vendosjes, atehere duhet theksuar dy fakte:

  1. se funkcioni i qeverisjes eshte funkcion i prones, qe do te thote bazohet ne te drejten e prones mbi mjetet e prodhimit, ku ne te vertet pronari i kapitalit eshte bartes i funkcionit te qeverisjes,
  2. se udheheqja eshte funkcion, i cili del a buron nga pozita ne procesin e punes, ku numri me i madh i te punesuarve i kryen punet ekzekutive, kurse numri me i vogel i tyre i kryen punet e planifikimit, organizimit, drejtimit dhe kontrollit – pra punet udheheqese. Se cila do te jet ne kompetence te udheheqjes se ndermarrjes varet nga shume faktore, sic jan: madhesia e ndermarrjes, rendesia e vendimeve individuale, niveli i vendosjes, shkalla e rrezikut gjat vendosjes, aftesia e udheheqesit per marrje te vendimeve afariste,etj.

Raporti ndermjet menaxhmentit dhe vendosjes  

Raporti ndermjet menaxhmentit dhe vendosjes eshte i njejt si dhe raporti ndermjet udheheqjes dhe vendosjes, natyrisht ketu kemi te bejm me vendime menaxherike. Kete e theksojn, sepse menaxhmenti si nocion, qe eshte veshtir te perkthehet ne gjuhen shqipe, per nga etimologjia e vet me i afert eshte me udheheqjen, sepse folje “manage”, e ka prejardhjen nga fjala latine “manus”, qe do te thote dore.

      5.NOCIONI DHE PERKUFIZIMET E VENDOSJES DHE VENDIMEVE

Vendosja eshte e vjeter sa edhe vet njerezimi. Njerzit gjithmon kan sjell a kan marre vendime, sepse vendosja ne te vertet eshte pjese perberese e jetes se perditshme te njerezve.  Aftesia e marrjes se vendimeve eshte shkathesi, e cila persoset me kohe gjate pervojes. Njeriu cdo dite sjell disa vendime te ndryshme. Per disa vendos shume lehte, por ato jane vendime rutinore te perditshme.  Per dallim nga vendimet qe merren ne jeten private, siq thame ne baze te intuites, vendimet qe merren ne jeten afariste nuk mund te bazohen vetem ne intuite, sepse varesisht nga niveli, ato prekin interesat e nje numri me te madh ose me te vogel njerezish.

5.2.PERKUFIZIMI I VENDOSJES

H.Koontz dhe H.Weihrish, vendosja eshte zgjedhja e metodes respektivisht menyres se veprimit ndermjet disa alternativave.

Lidhur me kete eshte edhe dhenia e pergjigjjeve ne pytjet vijuese, si:

a)ku vendose (vendi i vendosjes),   b)koha e vendosjes,    c)menyra e vendosjes dhe   d)kush vendos.

Grupi tjeter i autoreve vendosjen e perkufizon si proces i krijimit dhe i vlersimit te alternativave si dhe qeshtje te zgjidhjes se alternativave me te pershtatshme.

Sipas R.L.Daftt-it, vendosja perkufizohet si proces i identifikimit te problemit dhe si proces i zgjidhjes se problemit.

Sipas Baraqkait vendosja perkufizohet si proces i krijimit te vendimeve, i cili perbehet nga tri pergjigjje ne tri qeshtje kryesore:

1)Cili eshte problemi, i cili duhet te zgjidhet?

2)Cilet akcione ose zgjidhje i kemi ne dispozicion?

3)Cila zgjidhje e problemit eshte me e mira?

5.3.VENDOSJA AFARISTE

Cdo vendosje jashte fushes se jetes private e quajm vendosje afariste. Pra, cdo vendosje ne ndermarrje, ne organizatat dhe ne institucionet e ndryshme vlersohet si vendosje afariste.

Dallimi midis vendosjes ne sferen private dhe asaj ne sferen afariste qendron ne ate se kush eshte subjekt qe sjell vendime, a eshte njeriu si person privat apo si person juridik. Gjithashtu ekziston dallimi edhe nga aspekti i numrit te personave te cilet i prek vendimi. Ne jeten private vendimi i prek drejteperdrejt marresin e vendimit ose familjen e ngushte apo te gjere te tij. Mirpo te vendimet afariste pasojat mund te jene shume me te medha dhe vlejn per nje numer me te madh te te punesuarve, varesisht nga niveli i vendosjes ato perfshijn tere ndermarrjen apo edhe me gjere.

5.4.KARAKTERISTIKAT E PERGJITHSHME TE VENDIMIT

Qellimi i sjelljes se vendimit eshte sistemi te vihet ne gjendjen e deshiruar. Edhe pse egzistojn perkufizime te ndryshme te vendimit, sa i takon vendimeve afariste, ato jane te ngjajshme ose identike.  Keshtu, S.boroviq thote: vendimi paraqet zgjedhjen e njeres prej me shume mundesive, duke tentuar qe ajo te jete zgjidhje optimale. Sipas tij vendimi eshte ndonje akcion specifik i zgjedhur nga disa akcione disponuese.  Pa marre parasysh menyren e vendosjes, cdo vendim ka disa karakteristika te veta te pergjithshme qe lidhen per problemin e shqyrtuar te vednosjes, te cilat jane:

  • Rendesia e vendimit, •Koha dhe shpenzimet, • Shkalla e nderlikushmeris, etj.

Secili vendim per ta realizuar qellimin e vet duhet te jete: ne kohen e duhur, i pershtatshem, i qarte, real dhe i realizushem.

5.5.LLOJET E VENDIMEVE  

Vendimet mund te sistemohen sipas atributeve te ndryshme, te cilat dominojn ne kushtet e dhena. Klasifikimet me te shpeshta te vendimeve behen ne baze te: nivelit dhe nderlikueshmeris, resurseve kufizuese, shpenzimeve, qellimeve dhe detyrave, subjeketeve ne vendosje, kushteve etj.

Keshtu p.sh H.Simon, dallon dy lloje te vendimeve:

  • Vendimet e programuara dhe •Vendimet e paprogramuara .

5.5.1.Vendimet e programuara sherbejn per zgjidhjen e problemeve rutinore dhe bazohen ne kriteret e caktuara te vendosjes.

Karakteristika kryesore te vendosjes se programuar jane: strukturimi i mire i problemeve qe duhet te zgjithen, kriteret e qarta per zbatimin e vendosjes, percaketimi i lehte i alternativave per zgjidhjen  e problemeve, ekzistimi i sigurise relative gjate zgjithjes se alternatives.

5.5.2.Vandimet e paprogramuara perdoren per zgjidhjen e problemeve te reja, respektivisht per problemet te cilat nuk perseriten.

Karakteristikat e vendosjes se paprogramuar ,sipas R.L.Daftit,jane: strukturimi i dobet i problemeve per te cilat vendoset, perdorimi vetem ne situata te jashtezakonshme, perdorimi ne situata qe nuk perseriten dhe gjenerimi i numrit te vogel te alternativave.

Sipas Marit, dhe shume autoreve te tjere vendimet mund te jene:

                                                                                                       -strategjike,   -taktike dhe     -operative.

Vndimet strategjike jane vendime me te rendesishme ne ndermarrje. Me ane te tyre caktohet strategjia e ndermarrjes, si dhe qellimet e ndermarrjes ne te ardhmen. Keto vendime i sjell organi afarist me i larte i ndermarrjes. Vendimet strategjike paraqesin kornizen brenda te ciles duhet te levizin vendimet taktike.

Vendimet taktike sigurojn realizimin e vendimeve strategjike. Me ane te vendimeve taktike behet operacionalizimi i vendimeve strategjike. Kriter kryesor i vlersimit te tyre eshte efikasiteti i ndermarrjes. Ne shumicen e rasteve keto vendime i sjell niveli i mesem udheheqes dhe ato kane te bejne me qendrat kryesore administrative ne ndermarrje.

Vendimet operative sigurojn realizimin e vendimeve taktike. Ato jane karakteristike per nivelet e uleta te menaxhmentit, kurse ne disa raste i sjellin edhe nivelet e larta te menaxhmentit.

Te gjithe i permendin vendimet individuale, grupore dhe kolektive.

 –Vendimet individuale jane ato vendime te cilat i sjellin individet ne vendet e tyre te punes. Keto vendime dallohen per nga rendesia dhe varesia e vendit te punes, qe e ka individi ne ndermarrje ku punon.

Vendimet grupore, i sjell grupi i njerezve qe punojn ne ndermarrje per zgjedhjen e ndonj problemi dhe ato bejn pjese ne vendime shume te rendesishme. –

 –Vendimet kolektive jane vendime te organit me te larte qeverises te ndermarrjes, qe i bie kuvendi i aksionareve.

Te gjitha vendimet varesisht nga niveli i vendosjes, mund ti klasifikojm ne:

 -Vendime te nivelit me te larte menaxherik, (vendime strategjike)

 -Vendime te nivelit te mesem menaxherik dhe ( vendime taktike)

 -Vendime te nivelit te ulet menaxherik.  (vendime operative).

5.6.LIDHMERIA RECIPROKE E VENDIMEVE 

Lidhemria reciproke e vendimeve mund te jene:

                                                                                                                                  -horizontale dhe   -vertikale

Me lidhmerin horizontale – nenkuptojme vendimet, te cilat sillen ne te njejtin nivel menaxherik  dhe qe jane te kushtezuara ne mes veti. Psh vendimi mbi rritjen e prodhimetaris, i cili ka ndikim  edhe ne vendimet mbi furnizimin, si dhe ne vendimet mbi shitjen.

Me lidhmerin vertikale – te vendimeve nenkuptojm vendimet qe merren ne nivelin e larte ose te ulet menaxherik. Kjo do te thote se qdo vendim i nivelit te larte menaxherik paraqet kornize per marrjen e vendimit ne nivelin e ulet menaxherik.

  1. TEORIA E VENDOSJES

6.1.Karakteri interdisiplinar i teorise se vendosjes

Me vendosje,perveç ekonomise dhe matematikes,fillojne te merren edhe shkencat tjera (shkencat bihevioristike) si:statistika,psikologjia,sociologjia,teoria organizative,filozofia dhe shkencat tjera

6.2.NDARJA THEMELORE E TEORISE SE VENDOSJES  

Ka autore qe propozojn aplikimin e ndarjes se tret te teoris se vendosjes d.m.th ndarjen ne teorine normative, deskriptive dhe preskriptive.

6.2.1.oTeoria normative e vendosjes – fillimisht bazohet ne ekonomi, ne matematike dhe ne statistike. Ajo duhet te merret me konstatimin si duhet te mendoje dhe te veproi personi ideal dhe superracional.

o Teoria preskriptive – tenton te pergjigjet ne keto qeshtje: Qka duhet te beje individi per permirsimin e zgjedhjeve te veta. Ne cilen menyre do te kshillohen njerezit e ndryshem me karakteristika te ndryshme psikike emotive me aftesi dhe synime te ndryshme.

6.2.2.o Teoria deskriptive – tenton te pergjigjet ne qeshtje siq jane: Si mendojn realisht dhe si veprojn a sillen njerezit? Si e perceptojn pasigurin, si mesojn dhe si ia pershtasin asaj sjelljet e veta? Si i zgjidhin konfliktet e veta interne?

 6.3.3.MODELI ORGANIZATIV APO BIHEVIORISTIK I VENDOSJES 

Modelin organizativ apo bihevioristik te vendosjes e kane formuluar R.M.Cyert dhe J.March, duke dashur te kontribojne ne disciplinat bihevioristike dhe ne analizat kuantitative, si dhe duke krijuar nje teori me te plote dhe me reale, pra teorin deskriptive te vendosjes afariste.

Karakteristikat e modelit organizativ:

-qellimet e shumefishta dhe te natyrshme – pra qellimet e nivelit te pranushem,

-shqyrtimi sekuencional i alternativave – aproksimativ,

-shmangia nga pasigurite, duke respektuar proceduren e zakonshme dhe politiken e reagimit ne lidhje te terthorte ne vend te parashikimit te mjedisit (rrethines) -ne marrjen dhe implementimin e zgjedhjes se organizimit, shfrytezohen procedurat standarde operative.

  6.3.4.PROCESI I MODELIT TE VENDOSJES

  Fazat e procesit te vendosjes jane:

 1.identifikimi i problemit,

 2.definimi i qellimeve ne zgjedhjen e problemeve,

 3.mbledhja e te dhenave,

 4.formulimi i modelit te problemit

 5.definimi i alternativave qe do te vlersohen

 6.vlersimi i alternativave

 7.zgjidhja    8.implementimi    9.kontrolla e implementimit

…………………………………………………………………………………………………………………………………………………………

KAPITULLI-II-

1.NATYRA E PROCESIT TE VENDOSJES

Vendosja eshte proces i perhershem si ne jeten private, ashtu edhe ne vendosjen afariste. Numri me i madh i vendimeve afariste kerkon nga marresi i tyre shume kohe, shume pergaditje dhe dituri per dallim nga vendimet e jetes se perditshme, te cilat merren spontanisht.

Gjate vendosjes afariste hasim ne dy menyra ekstreme te sjelljes se menaxhereve ne procesin e vendosjes. Nje numer i menaxhereve sillet ne menyre te lehte dhe siperfaqesore, te cilet ne te vertete nuk e verejn problemin dhe fare nuk jan te vetdijshem per rendesin e problemit. Menaxheret e till vendosin shume lehte, sepse nuk jan te vetedijshem per pasojat e marrjes se vendimit te gabuar.

Grupi i dyte i menaxhereve vendimet i merr ngadal dhe me kujdes dhe gjithmon shkon ne te sigurte, duke i hulumtuar te gjitha alternativat e mundshme. Pa marre parasysh se nje menyre e tille e vendosjes ne disa raste eshte e deshirushme dhe e mire, nuk duhet te behet rregulle perhereshme e vendosjes bashkekohore.

2.FAZAT E PROCESIT TE VENDOSJES 

Te gjithe ata autore te ndryshem, qe japin pikepamjet e veta per numrin e fazave te procesit te vendosjes, mund t`i klasifikojme ne dy grupe:

1.Grupin e pare e perbejn autoret per te cilet procesi i vendosjes perfundon me marrjen e vendimit, me kete praktikisht tregojne se procesi i vendosjes ka numer te vogel te fazave.

  1. Grupin e dyte e perbejn autoret, te cilet procesin e vendosjes e shikojn me gjersisht, qe do te thote se vendimin e percjellin edhe pas vendosjes, respektivisht edhe ne fazen e implementimit dhe te kontrollit.

2.1.FAZAT E VENDOSJES NE KUPTIM TE NGUSHT 

Nese vendosja ne kuptim te ngushte kuptoheet si proces i cili perfundon me fazen e marrjes se vendimit, atehere ajo perbehet nga dy faza kryesore: a)faza e pergaditjes se vendimit dhe b)faza e marrjes se vendimit. 

H.Simon thekson tri faza te procesit te vendosjes: e informimit, e projektimit dhe e zgjedhjes.

H.Koontz dhe H.Weitrish ne procesin e vendosjes numerojn kater faza:

1.supozimet nisese,

2.identifikimin e dalternativave,

3.evoluimin e alternativave

4.zgjedhjen e alternativave.

Tri fazat e para bejne pjese ne fazen e pergaditjes se vendimit, kurse faza e fundit paraqet fazen e marrjes se vendimit.

2.2.Fazat e procesit te vendosjes ne kuptime te gjere

Meqe ne proces te vendosjes ne kuptim te gjere nenkuptohet edhe interesimi i marresit te vendimit edhe ne fazen e implementimit dhe te kontrollit, edhe ketu autoret e ndryshme mund te klasifikohen ne dy grupe.

—-Ne nengrupin e pare bejne pjese autoret te cilet i shkoqisin tri faza kryesore te procesit te vendosjes, siq jane: 1.pergaditja e vendimit    2.marrja e vendimit dhe     3.realizimi i vendimit.

—-Ne nengrupin e dyte bejne pjese autoret, te cilet numerojn kater faza kryesore te procesit te vendosjes, te cilat jane: 1.pergaditja e vendimit   2.marrja e vendimit   3.realizimi i vendimit dhe       4.kontrolli.

Te keta autore, dy fazat e para paraqesin fazen e pergaditjes, faza e trete paraqet marrjen e vendimit, kurse faza e katerte paraqet realizimin.

Formulimi i problemit perbehet nga keto elemente: a)periudha e orientimit, b)definimi i komponenteve te problemit, c)krijimi i modelit gjegjes, d)kerkimi i zgjidhjes optimale, e)zbatimi i zgjidhjes

P.Drucker i numeron keto faza te procesit te vendosjes:

1)perkufizimi i problemit,  2)analizen e problemit   3)zgjedhjet alternative  4)seleksionimi i zgjedhjes me te mire,   5)shendrimi i vendimit ne akcion.

Te ky autore tri fazat e para mund t`i llogarisim si faze e pergaditjes se vendimit, te katerten si faze te marrjes se vendimit, kurse fazen e peste si faze te realizimit te vendimit.

R.Kreitner numeron kater faza te procesit te vendosjes: inicimi i problemit, gjenerimi i zgjidhjeve alternative, seleksionimi i zgjithjeve, implementimi i zgjithjes.

  1. Hellriegel dhe J.Slucun numerojne kato faze te procesit te vendosjes: ekzistimin dhe diagnozen e problemit, parashtrimin e qellimeve, kerkimin e zgjidhjeve alternative, krahasimin e zgjithjeve alternative, seleksionimin ndermjet zgjithjeve alternative, implementimin e zgjithjes alternative, percjelljen dhe kontrollin.

à Prandaj mund te thuhet se cdo proces i vendosjes perbehet nga kater faza kryesore, te cilat jane: 1.pergaditja e problemit 2.marrja e vendimit 3.realizimi (ekzekutimi) dhe  4.kontrolli i vendimit te realizuar.

2.2.1. Identifikimi i problemit

Hapi i pare ne procesin e marrjes se vendimeve eshte identifikimi i problemit.Ne kete faze te vendosjes menaxheriale behet definimi i diagnozes se gjendjes afariste ekzistuese ne raport me gjendjen e deshiruar.

-Formulimi i nej ideje te re krative eshte procesi plotesisht i ri, i cili perbehet nga disa faza: njohja e problemit, mbledhja te te dhenave, inkubacioni dhe verifikimi.

3.FAKTORET E VENDOSJES

Faktoret e vendosjes jane:

1)Kufizimet ne vendosje,   2)Rrethina e vendosjes,   3)Menyra e vendosjes dhe kushtet ne te cilat vendoset,

4)Raportet e ndersjella te vendimeve te ndryshme,   5)Aftesia personale e menaxherit per vendosje dhe

6)Faktoret subjektiv te vendosjes. 

3.1.KUFIZIMET NE VENDOSJE 

Ne fillim te cdo vendimi marresi i vendimit ballafaqohet me kufizime te ndryshme ne vendosje. Nder kufizimet ma te rendesishme ne vendosje numerojme: mjetet, informacionet dhe kohen.

Nese mjetet disponibile jane ne mosperputhje me deshirat e ndermarrjes, marresi i vendimeve gjate vendosjes do te zgjidhe prioritetet, pasi qe te gjitha problemet nuk mund ti zgjidh per shkak te mungeses se mjetetve.

Ceshtja kryesore e marresit te vendimeve eshte qe te percaktoj sasine e informacioneve te nevojshme, vleren e tyre dhe cmimin e tyre.  Egzistojn tri mundesi te raporteve ndermjet vleres qe marresi i vendimeve i ka nga informacionet plotesuese dhe cmimit te tyre. Ato raporte mund te jene: lineare, progresive degresive.

Koha eshte nje faktor shum specifik, i cili ndikon ne vendosje. Nese marresi i vendimit nuk i permbahet kohes, a momentit se kur duhet te merret vendimi, vendosja ne shumicen e rasteve behet e panevojshme.

Egzistoj tri arsye qe duhet ti kushtojm nje vemendje te madhe kohes si faktore kufizues. Se pari, disa vendime duhet t`i marrin me kohe, nese jane te lidhur per kufizimet kohore natyrore, si ne bujqesi etj.  Se dyti, se ne disa raste duhet te merren vendimi menjehere dhe papritmas, qe do te thote ne munges te kohes, sepse nuk kemi kohe per mbledhjen e informacioneve plotesuese.  Se treti, nese vendimin nuk e marrim me kohe, informacionet vjeterohen dhe faktikisht vendimi i marre ne baze te informacioneve te vjeteruara nuk ka kurefar lidhje me problemin e meparshem.

3.2.RRETHINA NE TE CILEN VENDOSET

Vendosja ne ndermarrje eshte nen ndikim te madh te rrethines. Me rrethine te ndermarrjes nenkuptojm teresine e te gjithe faktoreve te jashtem te ndermarrjes. Vendosja afariste ne kushtet stabile te rrethines dallohet nga vendosja ne kushtet jostabile te rrethines. Varesisht nga rrethina stabile ose jostabile varen edhe prioritetet ne vendosje. Ne rrethinen stabile vendimet merren me nje shkalle me te vogel te rrezikut dhe paqartesise dhe e kunderta ne rrethinen jostabile ekziston nje shkalle e larte e rrezikut dhe e paqartesise se rezultateve te pritura.

Faktoret qe ndikojne ne  aktivitetet e biznesit te ndermarrjes dhe ne vete procesin e vendosjes mund t;i kategorizojme ne dy grupe: makrofaktoret e mjedisit te jashtem dhe mikrofaktoret e mjedisit te jashtem.

3.2.1.Makrofaktoret e mjedisit te jashtem-Makromjedisi

Ketu bejne pjese: faktoret ekonomike (rritja e ekonomise, perqindja e interesit te ulet, inflacioni I ulet, inflacioni I larte dhe papunesia), teknologjike, politike, social dhe nderkombetar.

3.2.2.Mikrofaktoret e mjedisit te jashtem-Mikromjedisi

Ketu bejne pjese: klientet, konkurrentet, furnitoret, punojesit, partnered, sindikatat, rregullatoret.

3.3.TEKNOLOGJIA DHE METODAT E VENDOSJES 

Teknologjia e vendosjes duhet te jete sa me e shkurter dhe sa me e thjeshte,ne menyre qe vendimi te mund te mirret ne nje afat sa me te shkurter.Ne zgjatjen e procesit te vendosjes ndikojne: llojet e vendimeve, marresi i vendimeve si dhe niveline te cilenmerret vendimi. Ne teknologjine e vendosjes ndikon edhe dija dhe aftesia e marresit te vendimeve pr edhe koha qe i qendron ne dispozicion.

Kapitulli –IV-  

MENYRAT E VENDOSJES  

Kur flasim per menyren e vendosjes, atehere mendojm per dy aspekte te vendosjes dhe ate:

per problemet per te cilat vendoset dhe per subjektet e vendosjes.

Sa i takon aspektit te pare mund te flasim per vendosjen e programuar dhe te paprogramuar. Kurse persa i perket asaj se kush vendos, ateher flasim per vendosjen individuale dhe ate grupore.  Nga aspekti i menyres se vendosjes duhet gjithashtu te dallojm vendosjen intuitive, vendosjen ne baze te gjykuarit dhe vendosjen racionale.

VENDOSJA E PROGRAMUAR 

Vendosja e programuar perdoret per zgjidhjen e problemeve rutinore. Te kjo menyre e vendosjes marresi i vendimit ballafaqohet me problemet e perditeshme rutinore dhe me problemet te cilat perseriten. Pra, vendosja e programuar perdoret per problemet, te cilat marresi i vendimit i jane te njohura dhe te qarta dhe ajo zhvillohet ne kushtet e sigurta.

Karakteristikat kryesore te vendosjes se programuar jane:

1.strukturimi i mire i problemeve qe duhet te zgjidhen

2.kriteret e qarta per zbatimin e vendosjes,

3.percaktimi i lehte i alternativave per zgjidhjen e problemit,

4.egzistimi i sigurise relative gjate zgjedhjes se alternativave. 

VENDOSJA E PAPROGRAMUAR   Vendosja e paprogramuar perdoret per zgjidhjen e problemeve te pastrukturuara, te reja dhe dobet te definuara, te cilat nuk

perseriten. Ketu nuk ka qasje te njohura gjate vendosjes, por secila situate eshte e re dhe ajo duhet te zgjidhet individualisht.

Karakteristikat e vendosjes se paprogramuar sipas R.Daftit jane:

1.strukturimi i dobet i problemeve per te cilat vendoset,

2.perdorimi vetem ne situata te jashtezakonshme,

3.perdorimi ne situata qe nuk perseriten dhe

4.gjenerimi i numrit te vogel te alternativave.

 1.VENDOSJA INDIVIDUALE DHE GRUPORE 

Menyra e sjelljes se vendimit varet nga lloji i vendimit, varesisht nga ajo se a kemi te bejme me vendime strategjike, taktike, operative ose rutinore. Sipas rregullit vendimet operative dhe rutinore jane individuale, kurse ato strategjike dhe taktike shpesh jane grupore. Sipas rregullit per problemet e thjeshta vendosja do te jet individuale, kurse per problemet e nderlikuara kryesisht zgjidhen permes vendosjes grupore.

Se cila nga menyrat do te perdoret ne praktik varet nga:

-nga lloji i vendimit i cili merret,   -nga dija dhe aftesia e marresit te vendimit,

-nga koha qe ka ne dispozicion, dhe  – nga lloji i procesit te vendosjes.

 2.VENDOSJA INDIVIDUALE 

Vendosja individuale eshte njera nga dy metodat kryesore te vendosjes, nese merret parasysh numri i pjesmarresve ne procesin e marrjes se vendimeve. Pra, dallimi kryesor kryesor ne mes te vendosjes individuale dhe asaj grupore eshte numri i pjesmarresve ne vendosje. Nga ky dallim dalin edhe ndryshime te tjera, siq jane: menyra e vendosjes dhe koha e zgjatjes se vendosjes.

Vendosja individuale, e shikuar nga aspekti i individit, mund te jete: e shpejte dhe e ngadalshme.

Nese vendosjen individuale e shikojme nga aspekti i menaxherit qe vendos, ajo mund te pershkruhet si: a) Qasja racionale dhe b) Perspektive racionale e kufizuar.

à Varesishte nga rreziku marresit e vendimeve mund te klasifikohen ne tri grupe, siq jane:

-ne ata qe u ikin problemeve,  -ne ata qe i zgjidhin problemet dhe    -ne ata qe i hulumtojn problemet .

Te paret, ata qe u ikin problemit, duke marre parasysh se nuk deshirojne rreziqe, gjithmone e zgjidhin alternativen me pasoja te njohura. Te dytet, ata qe i zgjidhin problemet, kan nje tolerim mesatar ndaj rrezikut, qe do te thote se kur ballafaqohen me problemin, mundohen ta zgjidhin. Ne grupin e trete, ata qe i hulumtojn problemet jane ata persona te te cilat rreziku gjate vendosjes paraqet nxitje dhe kenaqesin e gjejn gjate vendosjes ne kushtet e paqartesis.

Perparsit me te medha te vendosjes individuale jane:

a)vendosja individuale eshte proces me i shpejte ne krahasim me vendosjen grupore,

b)se te disa vendime te rendesishme individuale preferohet mendimi i nje personi, i nje profesionisti i cili eshte me meritori per vendosjen mbi disa probleme,

c)te vendosja individuale i ikim problemeve te vendosjes grupore, siq eshte mendimi grupor i cili e ngadalson vendosjen.

E meta kryesore e vendosjes individuale qendron ne ate se individi i shqyrton nje numer me te vogel te alternativave per zgjidhjen e problemit ne krahasim me vendosjen grupore, e cila jep nje numer me te madhe te alternativave.

 

 3.VENDOSJA GRUPORE  

Vendosja grupore paraqet menyren e vendosjes afariste, ku vendimet i marrin nje grup i caktuar i njerezve. Baze per formimin e grupit mund te jete pronesia, funksionet menaxherike, puna e perbashket ne ndonje veprimtari, etj.  Per shkak te angazhimit te nje numri me te madhe te njerezve te ndermarrjes ne vendosje, vendosja grupore sipas rregullit, zgjate me teper se sa vendosja individuale.

Sipas Lye, ekzistojne pese arsye kryesore pse vendimet duhet te merren ne grup, ato jane: legjitimiteti, kualiteti i vendimit, nevoja per vendime inovative, informacionet, morali.

Mirepo, ka disa situata te caktuara, ne te cilat marrja e vendimeve do te ishte me se miri t’i lihet individit, e ketojane: presioni i kohes mud te beje marrjen e vendimev

ne grup si menyre joadekuate te vendosjes, dija unike( kur vendosja bazohet ne dijenunike qe posedon nje individ,atehere vendosja grupore eshte jorelevante), konfidencialiteti dhe pergjegjesia(eshte me  e madhe te vendosja individuale).

 

4.GRUPET DHE SJELLJET NE GRUP

Grupi definohet si nje grumbull i njerezve te cilet ndajne se bashku: anetaresimin e definuar, vetedijesimin per grupin, ndjenjen per ndarje te qellimeve te perbashketa, ndervaresine, interaksionin dhe aftesine per te vepruar ne menyre unitare.

Schein thote: Çdo numer i njerezve te cilet a)kane interksion ndermjet veti, b0 jane psikologjisht te vetedijshem per njeri-tjetrin dhe c) e perceptojne vetveten te jene grup.

4.2.KARAKTERISTIKAT E GRUPEVE 

Karakteristika kryesore e vendosjes grupore eshte se vendimet i marrin dy ose me shume persona.

Karakteristikat e grupit jane:

1.se ata i lidh interesi i perbashket,

2.se anetaret e grupit duhet te komunikojn ne mes veti,

3.se anetaret e grupit i ndajn rolet ndermjet vete per realizimin e qellimeve te grupit,

4.se secili grup sipas rregullit eshte nengrup i ndonje grupi me te madh, kurse mund t`i kete edhe nengrupet e veta,

5.se anetaret e grupit duhet t`u permbahen normave te percaktuara te sjelljeve ne grup.

Se a do te jete vendosja grupore me e shpejte ose me e ngadalshme sesa ajo individuale varet nga dija dhe aftesia e anetareve te grupit, si dhe nga ajo se a jane dijet e tyre komplementare, konkurruese ose homogjene.

4.4. Komunikimi ne grup – Modelete e komunikimit

Gjenden pese lloje kryesore te rrjeteve komunikuese,ato jane:

1.Rrjeti komunikues me orientim nga qendra(mekanik)

2.Rrjeti komunikues qarkor(rrethor)

3.Rrjeti komunikues i nderlidhur teresisht(comcon)

4.Rrjeti komunikues Y

5.Rrjeti komunikues vargor(zingjiror).

5.PROBLEMET E VENDOSJES GRUPORE  

Ne vendosjen grupore ka shume probleme, por tri mund te ndahen si me kryesoret, te cilat jane:

1.Polarizimi ne mes te anetareve te grupit,

2.Mendimi grupor, dhe

3.Participimi ne procesin e vendosjes.

5.1.Deri te polarizimi i anetareve te grupit me se shpeshti mund te vij:

– nese me mendimin e njerit anetare te grupit pajtohen edhe anetaret e tjere te grupit, atehere ai insiston edhe me teper ne mendimin e tij, pamarre parasysh a eshte i drejt apo jo.

– nese ne grup ka anetar, te cilet nuk kan mendim te qarte te vetin, kurse dikush tjeter mendimin e vet e arsyton ne menyre shume  sugjestive dhe bindese, atehere shpesh te tjeret i bashkangjiten,

– nese ndonj person i afte pasivizohet per shkak te motivimit te dobet, duke ditur se grupi mban pergjegjesin pa marre parasysh se ai ndryshe do ta zgjidhte problemin.

5.2.Deri te mendimi grupor arrihet per shkak te vet menyres se mendimit te anetareve te grupit, si dhe per shkak te lidhmeris reciproke te anetareve te grupit.

5.3. Participimi i punetoreve ne vendosje shkakton zgjatjen e procesit te vendosjes. Shkalla e participimit te punetoreve ne vendosje varet nga ajo se menaxheri a

udheheq ne stil demokratik apo autokratik te vendosjes

6.TEKNIKAT E VENDOSJES GRUPORE  

Nga nje numer i madh i teknikave te vendosjes grupore me te njohurat jane:

1)Stuhia e truve – Brainstorming

2)Teknika nominale grupore dhe

3)Teknika Delfi

6.1.Brainstormingu –  paraqet metode te vendosjes, e cila bazohet ne diskutimin intenziv, respektivishte ne diskutime ne mes te anetareve te grupit. Keshtu, secili anetare i grupit ofron zgjidhje alternative te problemit pa marre parasysh se a jane ato reale. Kjo teknik mund te perdoret ne te gjitha fazat e procesit te vendosjes, kurse me e deshirushme eshte ne fazen e dhenies se ideve per zgjidhjen e problemit.

6.2.Teknika nominale grupore – kjo teknik e vendosjes ne krahasim me Brainstormingun i ka perparsit e veta, sepse mund te perdoret ne te gjitha fazat e procesit te vendosjes. Emertimin nominale e ka marre nga arsyja e thjeshte se anetaret e grupit veprojn ne menyre te pavarur, gje qe ne disa raste nuk ka nevoj as te jen ne vend te njejte kurse grupet formohen ne baze te emrave.

6.3.Teknika Delfi – metoda Delfi eshte kryesorja dhe me e rendesishmja nga metodat intuitive. Kjo metode per here te pare eshte perdorur ne Rand Corporation ne SHBA me qellim te parashikimit te ndikimit te energjis nukleare ne SHBA.

Vendosja permes metodes Delfi zhvillohet ne kete menyre:

  • Ai i cili e realizon hulumtimin percakton grupin e eksperteve nga fusha te ndryshme shkencore,
  • Formulohen pytesori ne te cilin parashtrohen pytje te rendesishme per marresin e vendimeve,
  • Ne fazen e trete ekspertet e mbushin pytesorin dhe e kthejne ne adrese te organizatorit te hulumtuesit,
  • Ne fazen e katerte behet perpunimi i pytesoreve te arritur dhe rezultatet me pytesore te rinj u dergohen perseri eksperteve,
  • Ne fazen e peste ekspertet perseri pergjigjen ne pytesore. Kjo vazhdon keshtu deri sa te arrihet konsensusi.

7.METODAT E VENDOSJES GRUPORE jane:

-Marrja e vendimeve nga autoriteti pa diskutim grupor

-Marrja e vendimeve nga eksperti

-Vendosja duke u bazuar ne mesataren e opinioneve individuale

-Marrja e vendimeve nga autoriteti pas diskutimit grupor

-Marrja e vendimeve nga nje pjese e vogel e grupit

-Marrja e vendimeve me votim te shumices

-Marrja e vendimeve me konsensus.

 

8.VENDOSJA INTUITIVE

Vendosja intuitive eshte marrje e vendimeve ne baze te intuites ose ndjenjave te marresit te vendimeve. Marresi i vendimeve, i cili merr vendime ne kete menyre, ne shumicen e rasteve nuk ka mundesi te shpjegoi se pse gjate vendosjes ka vepruar ashtu siq ka vepruar.  Marresi i vendimeve ne menyre te thjeshte dhe ne baze te ndjenjave zgjedh alternativen per te cilen mendon se eshte e vertet. Nese numri i alternativave eshte i vogel per marresin e vendimit eshte me e lehte vendosja, dhe e kunderta, nese eshte numri me i madhe i alternativave, vendosja eshte me e rend dhe probabiliteti se do te zgjidh alternativen e veretet eshte me i vogel.  Vendosja intuitive shfrytezohet ne te gjitha fazat e procesit te vendosjes, e ne vecanti ne fazen e identifikimit te problemit, si edhe ne fazen e vendosjes mbi menyren e zgjidhjes se problemit.

8.1.VENDOSJA NE BAZE TE GJYKIMEVE  

Kjo menyre e vendosjes shfrytezohet ne situatat qe perseriten, domethen ne vendosjen e programuar. Kjo vendosje bazohet ne pervojen dhe dijen per situata te njejta ose te ngjashme. Kjo vendosje eshte shume e ngjashme me ate intuitive. Kjo menyre e marrjes se vendimit varet se a do te merret vendimi i perseritur ne kushte te njejta apo perafersisht te njejta.  Vendosja ne baze te gjykimeve eshte njera nga menyrat me te shpeshta te vendosjes qe e perdorin menaxheret dhe bazohet ne pervojen e tyre. Kjo vendosje ka perparesi te madhe, sepse vendosja realizohet shpejt dhe lire.

8.2.VENDOSJA RACIONALE 

Vendosja racionale, per dallim nga menyrat e meparshme te vendosjes, bazohet ne qasjen analitike, e cila perbehet nga disa faza. Kjo vendosje shfrytezohet ne rastet kur situatat nuk perseriten. Vendosja racionale per shkak te qasjes se vet analitike eshte e shtrejt dhe e ngadalshme. Prandaj, shfrytezohet ne situata ku shpenzimet e vendosjes se till jane me te vogla nga efekti qe arrihen me marrjen e vendimit permes kesaj menyre.

Vendosja racionale zhvillohet neper keto faza:

1.Identifikimi i problemit, 2.Kufizimet ne vendosje, 3.Percaktimi i numrit te alternativave, 4.Vlersimi i alternativave, 5.Marrja e vendimit.  Ne vendosjen afariste kufizime te vendosjes racionale mund te jene: informacionet jo te plota, koha e nevojshme per marrjen e vendimeve,  kushtet e paqarta ne te cilat vendoset, kufizimet personale te marresit te vendimeve dhe mjetet e pamjaftueshme per arritjen e qellimeve.

Silver Pytur në May 29, 2017 në Literaturë.
Komentoni
0 Përgjigje

Përgjigja juaj

Duke postuar përgjigjen tuaj, ju jeni dakord me privacy policy dhe terms of service.