Mesazhe

Dëshironi të dërgoni lule? Ndonjëherë mund të jetë vështirë për të gjetur fjalët e duhura. Këtu janë disa propozime për mesazhe në kartolina, të cilat mund të ju ndihmojnë!

Mesazhet për përvjetorë

Bukuria e këtyre trëndafilave nuk mund të krahasohet me bukurinë dhe thellësinë e dashurisë që unë ndjej për ty. Ti je gjithmonë në zemrën time!

Një trëndafil për cdo vit ti ke shëndrritë jetën time.

Pervjetorët kalojnë shpejtë, por dashuria jonë do mbetet gjithmonë.

Për çdo të djeshme që ke ndarë. Të dëshiroj një të nesërme edhe më të dashur! Urime Përvjetorin!

Të faleminderit edhe për një tjetër vit të mrekullueshëm!

Sikurse vera që avansohet çdo vit, Ashtu edhe dashuria e juaj për njëri tjetrin le të ecë! Urime Përvjetorin!

Kur mendoj për dashuri, është vetëm një gjë që më shkon ndër mend… Ti!!

Ti je vezullim në sytë e mi, Ti je kënga në qeshjen time, Ti je drita në buzëqeshjen time, Ti je gjithçka që kam.

Të dua jo vetëm për atë se kush je, por për atë se kush jam unë kur të kam pranë. Të ofroj zemrën time, këtu, menjëhere, përgjithmonë!

Mesazhet përtej largësisë - nga largësia

Sa herë që i shikon këto lule dije që dikush shumë larg është duke menduar për ty.

Një puthje të lulëzuar përtej largësisë.

Dërgim i një përqafimi luleje!

Dëshiroj të isha aty.

Dëshiroj të ishe këtu.

Kilometrat nuk mund të ndajnë zemrat tona!

Aq larg dhe akoma aq afër teje.

Më mungon!

Të menduarit për ty është një prej "mendimeve" të mija më të preferuara.

Mesazhet administrative profesionale

Të falemnderit për çdo gjë! E bën punën time shumë më të lehtë!

Thonë se pa marrë parasysh cfarë arritje ke, dikush të ndihmon! Me të vërtetë e çmoj ndihmën tënde!

Unë mund të bëj çdo gjë që mendoj që mundem, mirëpo nuk mundem të funksionoj pa ty! Një falenderim të sinqertë për gjithë ndihmën tënde!

Me një falenderim të sinqertë për gjithë punën e vështirë dhe përkushtimin!

Thonë se përpjekjet e kombinuara mund të thyejnë murin e pamundësisë. Të falemnderit për ndihmën në thyerjen e këtyre murëve.

Dikush njëhere ka thënë se se zotësia plus puna është baraz me mrekulli. Të falemnderit për gjithë mrekullitë që i bën për çdo ditë!

Je i çmuar për gjithë atë që bën!!

Shembulli nuk është gjëja kryesore që ndikon në tjerët, është gjëja e vetme! Të falemnderit për vënjen e tij!!

Madhështia arrihet prej njerëzve të rëndomtë duke punuar në mënyra të jashtëzakonshme. Të falemnderit që ke qenë aq i jashtëzakonshëm!!

Të falemnderit për cdo gjë që bën

Për gjithë çka bën gjatë gjithë Vitit

Ti je më i mrekullueshmi

Faleminderit për ngritjen me mua

Qmojmë gjithë çka ke bërë

Mesazhe shfajësimi

Të lutem pranoi këto lule në vend të fjalëve që kam thënë.

Nuk do të kisha bërë gabim me gojën time të mbyllur.

UUPSS!

Unë e kam gabim - ti ke të drejtë.

E kam shkretuar! Më fal!

Kurr nuk do t'ia falë vetes…por shpresoj se ti do ma falësh. Më fal.

Mesazhet për ditëlindje

Mos i numëro vitet! Numëroi uratat! Paq një ditëlindje të mrekullueshme!

Rinia është vepër e natyrës, por mosha është vepër e artit! Urime Ditëlindjen!

Urime në fëmijërinë tënde të dytë! Urime Ditëlindjen!

16 të ëmbëla - URRAAA - gjashtëmbëdhjetëshi është më në fund këtu! Pra, rrëmbeji çelësat dhe vendose veturën në shpejtësi! Urime Ditëlindjen!

Sikurse verë e mirë, ti vjen e bëhesh më mirë me vite! Urime Ditëlindjen!

Matanë kodrës! Qëndro i sigurtë të shijosh këtë vit sa më shumë që të jetë e mundur, sepse vitin tjetër kur ditëlindja tjetër do të vjen, ti do të jesh më i bukur dhe më i moshuar se çdo herë!!!

Shpresoj që ditëlindja jote është vetëm fillimi i një viti përplot me lumturi!

Të uroj një Ditëlindje të Mrekullueshme

Të dëshiroj një Ditëlindje shumë të lumtur - dhe shumë e shumë të tjera

Në festim të Ditëlindjes Tënde

Qejfi për jetë është burim i rinisë! Urime Ditëlindjen!

Urime Ditëlindjen! Ti nuk po mplakesh… Vetëm po bëhesh më i hijëshëm.

Ti nuk po mplakesh  (vetëm të duket ashtu)

Për dikend që është gjithnjë i ri

Urime Ditëlindjen e Vonuar

Me moshë vjen mençuria (urtësia). (Ti je Një prej Njerëzve më të mençur (urtë) që unë njoh!)

Ti je ende i lojtur (marrë) pas gjithë këtyre viteve!

Mesazhe Urimi

Dhuroja Botës më të mirën që ke, dhe më e mira do të vjen tek ti! Urime!

Kjo thërret për urim!

U ndeshe me sfidën me vendosmëri, forcë, dhe besim total! Urime!

E ardhmja është Ylber i të nesërmve të bukura, kur mban ëndërr në zemrën tënde! Urime!

Jam shumë i gëzuar për ty! Urime!

Ti je në rrugën e gjërave të mëdha!

Urime - e arrite!!

Urime dhe deshirat më të mira!

Urime në një prej momenteve tua më të bukura!

Interpretim i mahnitshëm!

Le të festojmë!

Brohoritje të respektueshme për ty!

Urime nga i gjithë grupi!

Urime në ngritje në pozitë.

Mesazhet miqësore

Ti gjithmonë ke qëndruar pranë meje. Unë përherë do të jemë pranë teje, shoku im!

Shokët janë engjujt të cilët na ngrisin në këmbët tona atëhere kur Krahët tonë kanë problem të  kujtojnë si të fluturojnë!

Po të merrja nga një lule sa herë që më ke bërë të qeshë, Do të kisha një kopsht për të ecur në të përgjithmonë!

Kur nuk kam mundur të jap një buzëqeshje, Ti më ke bërë të qeshë. Kur unë isha e pikëlluar dhe e lënduar, Ti ishe afër meje të mi tharësh sytë Shoqëria jote do me thënë botë për mua.

Ti më ke treguar se çfarë domethënie ka shoqëria në të vërtetë!!

Ti ishe pranë meje kur unë kisha më së shumti nevojë! Të falemnderit që ishe shoku im!

Të falemnderit për të gjithë kujtimet e pazavendësueshme… Momentet e këndshme me dhimbje, kohën kur lotët nuk ndaleshin duke rrjedhur, dhe të gjitha marrëzitë ndërmjet. Ti je një shok i vërtetë.

Kur e gjithë bota shkoi, Ti ishe këtu me duart e hapura. Të falemnderit që ishe shoku im !!

Shoku i vërtetë është ai i cili mbikqyrë të gjitha dështimet dhe feston suksesin tënd! (Ti je një shok i vërtetë)

Të falemnderit që ishe aty kohë pas kohe, Prej fillimit deri në fund, shoku im i durueshëm.

Mesazhet me dëshirat për shërim

Dëshirat më të ngrohta për një shërim të shpejtë!

Shpresoj të ngrihesh në këmbët tuaja sërish sa ma parë!

Shpresoj që këto lule të kanë ndriquar dhomën tënde dhe zemrën! Shërim sa më të shpejtë!

Deri sa pushon dhe shërohesh, të dëshiroj ngohtësisht shërim të shpejtë.

Shpresoj që do lulëzosh përsëri!

Shpresoj se do të ndihesh më mirë së shpejti

Ne na mungon! Kthehu së shpejti!

Mesazhet për diplomim

Urime, diplomimi - arritja e yjeve! Qielli eshte limiti!

Me dijenin në duart tuaja, dhe me zemrën e hapur, nuk ke tjetër përpos suksesit. Urime!

Çfarëdo që të jenë ëndërrat e tuaja, Secila le të bëhet realitet! Urime Diplomimin!

Pas diplomimit, ruaji kujtimet në njërën anë, por anën tjetër leje hapur… për jetën tënde është vetëm fillimi, dhe bota e cila po të pret është e pa fund.

Duke të dëshiruar lumturi speciale duke parë ëndrrën tënde të realizuar. Urime në diplomim!

E ardhmja është një ylber i të nesërmve të bukura, Kur mban një ëndërr në zemrën tënde! Urime në diplomim!

Tani pasi që je edukuar, sofistikuar, Qartësuar, dhe diplomuar… Konsideroje vehten të uruar!!

Hip, hip, urraaa! Ia arrite! Urime!

Kjo thërret për festim, pra le të festojmë! Urime diplomimin!

Mesazhe për shtëpi të re

Urime pëë shtëpinë e re!

Urime për hyrje në shtëpi të re!

Dëshirat më të mira për banimin e ri që të bëhet "Shtëpi, e ëmbla Shtëpi!"

Çlodhu dhe gëzoje shtëpinë e re të mrekullueshme!

Mirëse erdhe në shtëpinë tënde të re! Urime!

Nuk ka vend më të mirë se shtëpia!

Ti dhe familja e juaj le të gëzoni vite të lumtura në shtëpinë e re!

Të gjithë të cilët ju vizitojnë në shtëpinë tuaj, le të ndiejnë dashurinë që mbizotëron aty.

Ja arritët!

Gëzimi dhe dashuria le të barten me ju.

Krijovshi momente të panumërta në shtëpinë e re

Mesazhe Dashurie dhe Romanse

Gjithë zemrën, ta dërgova ty. Gjithë jetën, do ta kaloj me ty. Të dua!

Nuk dua ta vendos botën në flakë, Unë vetëm dua të filloj zjarrin në zemrën tënde!

Bukuria e këtyre trëndafilave nuk mund të krahasohet me bukurinë dhe thellësinë e dashurisë që ndjej për ty. Ti gjithmonë je në zemrën time!

Ka shumë peshqi në detë… Por unë kam nxënë dashurinë e jetës sime.

Ti je vezullim në sytë e mi, Ti je këngë në gazin tim, Ti je dritë në buzëqeshjen time. Ti je gjithcka e imja.

Të dua jo për atë se kush je, po për atë se kush jam kur jam me ty.

I dua buzët e tua, e dua stilin tënd, Por më së shumti prej të gjithave e dua buzëqeshjen tënde!

Të ofroj zemrën time, këtu, menjëhere, përgjithmonë!

Gjith dashuria ime.

Dashuri dhe puthje.

Ti më merr frymëmarrjen time…sot dhe cdo ditë.

Me ty është Dita e Valentinit 365 ditë në vit.

Të dërgoj një puthje në secilin petal të secilit trëndafil…

Ti je dashuria e jetës sime.

Ti je arsyeja pse jam gjallë.

"Dashuria e vërtetë është shoqëria në flakë." (Proverbë Franqeze)

Çdo herë dhe përgjithmonë.

Kisha pas dëshirë të kishte më shumë mënyra për të thënë gjithë atë që je për mua. Gjithmonë dashuri.

Zemra ime është e mbushur me dashuri për ty.

Lule sot. Fishekzjarr sonte!

Sa ëmbël është të jesh e dashuruar nga ti!

Nëse veprat flasin më shumë se fjalët, kjo është mënyra ime e britmës.

Nuk më nevoitet festë për të të thënë Të dua.

Mesazhe për ditën e nënës

Për nënën më të mirë në botë!

Të falemnderit për dhuratën e jetës!

Që të falënderohem për të gjitha gjërat e vogla që i thua dhe i bën, dhe të të dëshiroj të gjithë gëzimin që jeta të ta sjell ty! Urime Ditën e Nënës!!

Ti ke një vend shumë special, që askush tjetër nuk mund ta përmbush… sepse ti do me thënë shumë për mua, dhe e din se çdo herë do jetë ashtu! Urime Ditën e Nënës!!

Të falemnderit shumë për gjithë atë që bën për mua! Urime Ditën e Nënës!!

Mbështetu dhe relaksohu! E ke merituar! Urime Ditën e Nënës!!

Je e dashur me dashurinë e cila rritet, nga një ditë në ditën tjetër. Sepse ke qenë dhe gjithmonë do të jesh, nëna e dashur dhe e mrekullueshme! Urime Ditën e Nënës!

Nënë është fjalë universale për dashuri. Urime Ditën e Nënës!

Mesazhe për lindje të foshnjës

Përgëzime dhe urimet më të mira

Urime! Foshnja juaj le të jetë e lumtur!

Mirëseardhje për foshnjën e juaj

Mirëseardhje për foshnjën e juaj Djalë - Vajzë

Ne e mirëpresim edhe një mrekulli në këtë botë!

Ne e mirëpresim fëmiun e juaj në këtë botë me dashuri. Urime!

Mesazhet për Vit të Ri

Ka magji në besim… Ka ëndërra të cilat bëhen realitet. Urimet më të mira për Vit të Ri!

Një kohë për shokë të mirë, Një kohë për gëzim, Një kohë për të uruar lumturi Gjatë gjithë vitit që vjen!

Po duket që do të jetë një vit i lumtur! Le të festojmë!

Mesazhe për keqardhje / funerale

Zoti le të shikon familjen e juaj gjatë kohës që keni nevojë. Me keqardhje të sinqertë!

Kujtimet e mira le të zëvendësojnë pikëllimin në zemrën tuaj!

Në pikëllim vajtojmë këto humbje. Në mirënjohje, ne përqafojmë ata rreth nesh. Në keqëardhje, ne arrijmë te ata të cilët vajtojnë.

Qetësia dhe bekimi në ty dhe familjen tënde.

A ka qenë kjo botë aq e dashur me ty saqë duhej të ikësh me keqëardhje? Ka gjëra më të mira përpara sesa gjërat të cilat i lëmë mbrapa. --C.S. Lewis

Ti je në kujtimet dhe lutjet tona! Me keqardhje të përzemërt!

Në kujtime të dashura dhe me ngushëllim të përzemërt!

Shpresojmë që këto lule do të ndihmojnë të mbash shpirtin lartë!

Me dhimbje të thellë

Me kujtime të dashura

Me ngushëllime të përzemërta

Mendimet dhe lutjet janë me ty

Me keqardhje të thellë në humbjen tënde.

Kujtimet e kohërave të lumtura le të mbështesin gjatë kohës së hidhërimit

Mesazhe falënderimi

Drejt nga zemra, Kjo dhuratë është e dërguar, Për të treguar se sa shumë, Mendimi për ty ka kuptim!

Falënderime të përzemërta për mundësinë që më ke dhënë. Të falemnderit!

Eshtë mënyrë e vështirë që të jem në gjendje të të falënderoj për të gjitha gjërat e jashtëzakonshme që ke bërë për mua - secilën ditë. Por mendoj se mund të filloj me këtë. Të falemnderit për çdo gjë!

Të falemnderit për mikpritje dhe buzëqeshje ngjitëse!

Një mijë falënderime nuk do të mjaftojnë për të treguar se sa shumë çmoj cdo gjë që ke bërë për mua!

Dashuri dhe shumë falenderime për kohën dhe shoqërinë tënde!

Të falemnderit që ke qenë pranë meje kohë pas kohe, Prej fillimit deri në fund, shoku im i durueshëm.

Duke të dërguar dashuri me një zemër falënderimi.

Ti ke një mënyrë speciale për të bërë botën një vend më të bukur.

Një tufë falënderimesh!

Të falemnderit për çdo gjë.

Të falemnderit - ti me të vërtetë ke bërë një ndryshim.

Të faleminderit! Je më i miri!

Të falemnderit për gjithë çfarë bën - je shok i vërtetë. Nuk do ta arrija pa ty. Të falemnderit.

Bëre zemrën time të buzëqesh!

Të falemnderit shumë për kohën tënde.

Me mirënjohje të sinqertë për punë të vështirë dhe shoqëri të dedikuar!

Mesazhe kujtimi dhe mungese për ty

Sa herë i shikon këto lule dije që dikush larg po mendon për ty.

Një puthje të lulëzuar përtej largësisë.

Duke të dërguar një përqafim luleje!

Do të dëshiroja të jem atje.

Do të dëshiroja të ishe këtu.

Largësia nuk mund të ndajë zemrat tona.

Sa larg dhe sidoqoftë sa afër teje.

Më mungon!

Të mendoj për ty është njëra prej "mendimeve" të mia më të preferuara.

Ti je gjithmonë në mendjen time!

Kam menduar për ty sot - dhe vetëm desha që ta dish.

Mesazhet për Ditën e Shën Valentinit

Ti gjithmonë do të jesh Valentini im.

Të dua edhe sot, sikurse të deshta prej fillimit, Do të dua përgjithmonë, me gjithë zemrën time. Urime Shën Valentini!

Dashuria e mbush çdo ditë me gëzim, çdo moment me kujtim! Urime Ditën e Shën Valentinit!

Le të jetë kjo ditë e mbushur plot realizime të dëshirave tuaja. Urime Ditën e Shën Valentinit!

Trëndafili është i Kuq Lule Vjollcet janë Blu Karanfilat janë me bukuri, Ashtu sikurse je TI! Urime Shën Valentini!

Vë bast në përqafim, Vë bast në puthje, Ve bast që kurr nuk do ta gjesh Kush ta dërgon këtë vjershe?

Të falemnderit për kujtimet e së djeshmes, për lumturinë e sotme, dhe premtimet e të nesërmeve. Urime Ditën e Shën Valentinit!

Për Atë që më dha guximin të dua me gjithë zemer… Për personin e veçantë... Ty… Urime Shën Valentinin!

Mesazhet për Martesë

Ju deshiroj që lumturia e sotme të ju zgjasë përjetësisht. Përgëzime për martesen Tuaj.

Lumturi të Përjetshme!

Dashuri e Përjetshme!

Uroj që këtë bashkim çiftesh Zoti ta bekojë, për të dyt të jep dashuri dhe gëzime.

Uroj që çdo ditë e martesës tuaj të shkëlqejë, mu sikurse kjo e sotme. Urime të përzemërta në ditën e marteses tuaj.

Prej Lindjes deri në Perendim të Diellit! Përjetësisht! Përgëzime për martesën tuaj!

Uroj që çdo minutë në ditën tuaj të veçantë Të jetë një kujtim i veçantë për ju që do ta mbani dhe ndani së bashku përgjithmone!

 

Burimi: www.dergonilule.com

Vlerësoni këtë artikull
(56 votes)

Lini një koment

Sigurohuni që ti plotësoni fushat me (*) sepse janë të nevojshme. Kodi HTML nuk është i lejuar.

  • Më të vizituarat
  • Komentet e Fundit
  • Tag